Edward Norton kohët e fundit ka bërë të ditur se i shpëtoi jetën Leonardo DiCaprio ndërsa po zhyteshin bashkë.

Përkatësisht, dhjetë vjet më parë, të dy ata ishin duke bërë një dokumentar mbi ndryshimin e klimës, dhe me atë rast, sipas Norton, dëshira e Leonardit për eksplorim pothuajse i ‘ra në kokë’, transmeton KosovaPress.

“Ishim në Galapagos dhe po zhyteshim me oqeanografen Sylvia Earl. Ne ishim të vetëdijshëm që Leonardo ishte i çmendur për kafshët dhe se ai e kishte këtë pasion fëmijëror. Në atë moment, një tufë pëllumbash deti kaluan nën ne dhe unë pashë pamjen në fytyrën e tij”, tha Norton, i cili është zhytur që kur ishte 16-vjeç dhe që e dinte nga përvoja se DiCaprio nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për t’u zhytur pas tyre.

“E pashë duke u zhytur dhe e ndoqa pasi e dija që ai do të mbaronte oksigjenin, dhe kështu ndodhi,” zbuloi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA