Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, zyrtarisht hyri në garën presidenciale të dielën duke i dhënë fund disa javëve spekulime në lidhje me një hyrje të vonë në parapraket demokrate me shumë kandidatë në fushë.
Hyrja e Bloomberg, u parapri nga lajmi për një blerje të madhe hapësire kohore në televizione, 31 milionë dollarë. Një blerje prej 30 milionë dollarësh në javët finale të garës në 2012, për presidentin e atëhershëm Barak Obama, mbante rekordin deri më tani.
Në reklama, Bloomberg promovohet performanca si kryebashkiak dhe më pas vjen premtimi për të rindërtuar vendin dhe për të rikthyer besimin tek ëndrra amerikane; ku të pasurit do të paguajnë më shumë dhe klasa e mesme do të mbajë peshën që i takon.
Buxheti i madh i Bloomberg mund ta kthejë atë në kandidatin që do të bëjë ndryshimin në kampin demokrat. Por, strategjia e tij për fitore është e rrezikshme.
Ne nuk mund të përballojmë edhe katër vite të tjera si këto me Trump – thotë Bloomberg, që e konsideron veten si demokratin e vetëm që mund të nxjerrë presidentin republikan nga Shtëpia e Bardhë.
Top Channel