Një shtëpi luksoze mode, kërkoi ndjesë të premten pasi u kritikua se kish nxjerrë në shitje një kostum që ngjasonte me uniformat e kampeve të përqendrimit, të Holokaustit.

Loewe, një markë mode luksi me qendër në Spanjë, shiti kostumin si pjesë e koleksionit të saj Uilliam de Morgan, që u prezantua më 14 nëntor dhe që është frymëzuar nga një baltëpunuesi i famshëm britanik i shekullit të 19.

Krijimet e koleksionit shiten me çmime mbi 5 mijë dollarë. Ishin të shumtë ata që e kritikuan kostumin, duke cituar ngjashmëritë me uniformat e kampeve të përqendrimit, që visheshin nga viktimat e Holokaustit. Shtëpia e modës kërkoi ndjesë në llogarinë e saj në Instagram dhe ka hequr modelin nga faqja e tij e webit.

Kjo nuk është hera e parë një marka mode vihen nën kritika për shitjen e veshjeve që të kujtojnë Holokaustin. Zara, po ashtu me qendër në Spanjë, kërkoi ndjesë në 2014 pasi shiti një bluzë me vija, me një yll të verdhë, që kujtonte uniformat e veshura nga hebrenjtë në kampet e përqendrimit.

Kompania tha se bluza ishte frymëzuar nga yjet e sherifëve në filmat klasikë uestern, por sidoqoftë, e tërhoqi nga tregu bluzën pak orë pas daljes së saj në shitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA