Albin Kurti tregon kush do ta votojë qeverinë e tij pa kushtëzime

24/11/2019 17:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar sot në Prizren me kryetarët e tri partive të komuniteteve jo shumicë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli.

Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se kryetarët e tri partive të komuniteteve jo shumicë, njëherësh deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë e tij dhe atë si kryeministër, pa kushtëzime.

Postimi i plotë:

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime. 6 tetori 2019 është data kur ka nisur ardhmëria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA