27/11 21:23
Mësohet se mëngjesin e kësaj të shtune, një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë, në një zonë detare në jug-perëndim të Hydra’s.
Të paktën dy lëkundje të tjera me të njëjtën magnitudë janë regjistruar në të njëjtën zonë gjatë 10 ditëve të fundit.
Sipas Institutit Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit shtrihet rreth 46 kilometra në jug-perëndim të Hidrës dhe thellësia lokale e saj vlerësohet në 16.5 km, në orën 5:43 të mëngjesit.
Top Channel