Pas shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjen një tjetër lajm i mirë për qytetin. Kompania më e madhe polake e fluturimeve ajrore LOT Airlines Polish (Star Alliance) ka njoftuar se nga qershori i vitit të ardhshëm do të kryejë fluturime direkte nga Varshava drejt Tiranës dhe anasjelltas.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook.
“Lajm fanstatik. LOT Polish Airlines (Star Alliance) ka njoftuar hapjen e një linje të re Varshavë-Tiranë që prej verës 2020 – teksa Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i Shqipërisë! # Tirana100”, shkruan Veliaj.
Katër vitet e fundit, numri i turistëve të cilët vizitojnë kryeqytetin ka ardhur gjithnjë në rritje.
Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri, dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.
Top Channel