Skënderbeu merr 3 pikë shumë të rëndësishme në Kategorinë Superiore në ndeshjen ndaj Tiranës. Skuadra e Ilir Dajës iu imponua bardhebluve teksa i mposhti me rezultatin 2-1 duke e parakaluar në renditja pasi ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë.

Krasniqi ishte autori i golit të parë për Skënderbeun në minutën e 18 të ndeshjes, ndërkohë që sigurinë te skuadra korçare e dha Ndeki me golin e tij duke e çuar rezultatin në 2-0. Hasani në minutën e 93 vetëm sa shkurtoi diferencën për Tiranën që mbetet kështu me 19 pikë.

Kukësi ia del të mposhtë befasinë e këtij sezoni, Bylisin në këtë javë të kampionatit. Në Elbasan Arena skuadra verilindore e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 2-1 duke i marrë vendin e dytë në klasifikim.

Nënkampionët e vendit e gjetën golin e avantazhit në minutën e 21 të sfidës me Kristal Abazaj, por ballshiotët reaguan edhe barazuan rezultatin me Guindo. Në pjesën e dytë Abazaj pasoi saktë te Rroca me këtë të fundit që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë për të shënuar golimn  e dytë që ishte edhe i fitores për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro.

Ndërsa në Vlorë, Flamurtari arriti të evitojë humbjen ndaj Luftëtarit vetëm në çastet e fundit të ndeshjes e cila u mbyll 1-1 me skuadrat që morën nga 1 pikë por që nuk i shërben asnjërës prej tyre.

Skuadra gjirokastrite ishte ajo që shënoi e para me Rapon, ndërkohë që Flamurtari barazoi me Nikën në minutat shtesë ndërkohë që skuadra vlonjate pretendoi edhe për një 11 metërsh.

Java e 13 e kategorisë Superiore vijon të dielën me sfidën Vllaznia-Teuta dhe do të mbyllet të hënën me ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, ndeshje që ashtu sikurse ato të së shtunës do të transmetohen në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA