Në sezonin e kaluar të “Shiko kush Luan”, Lei Kraja me sportivitetin dhe humorin që e karakterizon, deklaroi se Robert Berisha mund të ishte padiskutim partneri I saj sepse i plotësonte të gjitha kriteret mirëpo sigurisht që ajo nuk mund të shihte me atë sy një burrë të martuar.

Këtë të shtunë, patëm një “përballje” interesante sepse edhe Lei edhe Roberti ishin të ftuarit e Luana Vjollcës. Në lojën me tullumbace me helium, moderatores sportive iu rikujtua situata e vitit të kaluar se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar.

“Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh” – u shpreh Lei duke qeshur ndërkohë që po aq bukur ia ktheu edhe Roberti: “Njëjtë dhe për mua, unë jam beqar”. Pra nëse një ditë do të ketë diçka mes tyre shkëndijat u dhanë në “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA