Odise Rroshi është bërë përsëri protagonist në Rusi duke shënuar një gol mjaft të bukur në ndeshjen ku ekipi i tij Akmat Groznit, mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Orenburg.
Mesfushori me golin e tij arriti ti siguronte fitoren ekipit, që momentalisht ndodhet në mesin e tabelës së kampionatit Rus në kuotën e 18 pikëve.
Realizimi i golit të Rroshit ishte mjaft interesant. Duke shfrytëzuar shpejtësinë në krahun e djathtë të fushës ai arrin të lej pas kundërshtarët dhe të mposhtë portierin me një goditje të fortë e cila përfundoi në trekëndësh. Goli i realizuar nga fieraku ishte i treti për këtë sezon duke vazhduar me paraqitje pozitive si për skuadrën ruse por edhe për përfaqësuesen “kuqezi”, ku nuk kanë munguar golat dhe asist.
Top Channel