Prej tërmetit të shtatorit, 7 familje në Maminas jetojnë nëpër çadra sepse shtëpitë e tyre janë të pabanueshme, ndërkohë Bashkia e Shijakut thotë se janë 31 shtëpi që do të ndërtohen nga e para pasi janë dëmtuar plotësisht.

Ruzhdi Deda jeton me familjen e tij, 7 veta në një çadër vetëm pak metra katrore, në fshatin Bodinak të Maminasit. Shtëpia e tij është kryesisht e pabanueshme, ai na tregon se ka vetëm pak ditë që ka arritur të lidh rrymën elektrike, ndërkohë që në kushte ekstreme mjerimi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij 15-vjeçare që është individuale.

Administratori i komunës, Bledar Dervishi na thotë se shtëpitë do të ndërtohen nga e para në një kohë të shkurtër.

Ndërkohë në anën tjetër të Maminasit janë disa shtëpi të tjera të pabanueshme. Disa familje janë strehuar në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme, ndërsa disa të tjera jetojnë në çadra.

Hysen dhe Pashë Luku kanë 40 vite që jetojnë në këtë shtëpi, por lëkundjet ishin aq të forta sa muret u rrëzuan.

Ngjitur është një tjetër shtëpi e pabanueshme. Vjollca Luku çdo ditë bënë punët e shtëpisë, ndërsa na tregon se sa e vështirë është jeta në çadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA