Përfunduan dy ndeshjet e para të javës së 13 të kategorisë Superiorore.

Kukësi arriti të mposhtë befasinë e këtij sezoni me rezultatin 2-1 duke u hakmarrë për humbjen e pësuar në fazën e parë. Verilindorët morën avantazhin me Kristal Abazaj, por Bylisi iu përfgjigj me Guindo. Në pjesën e dytë Rroca ndëshkoi ballshiotët teksa shënoi golin e dytë me Rrocën pas një pasimi të Abazajt me Kukësin që mori 3 pikët e kësaj sfide. Ndërsa në Vlore, Flamurtari regjistroi një tjetër barazim këtë radhë ndaj Luftëtarit 1-1 në atë që konsiderohet sfida e mbijetesës dhe shkon në 5 pikë.

Skuadra gjirokastrite shënoi e para me Rapon, por në minutat shtesë të ndeshjes, Flamurtari barazoi me golin e Nikës. Ndërkaq, në orën 16:30 do të luhet sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës që ashtu sikurse edhe 2 sfidat e para do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA