Komedianin kritikon Facebook: Edhe Hiltleri do mund të blinte reklama anti-semite

23/11/2019 16:29

Komediani britanik Sacha Baron Cohen deklaroi se nëse “Facebook-u” do të kishte ekzistuar në vitet ’30, do t`i kishte lejuar Hitlerit një platformë ku të shpaloste bindjet e tij anti-semite.

Ylli i Ali G e vuri theksin në mënyrë të veçantë tek kompania e mediave sociale gjatë një fjalimi të mbajtur në New York, edhe pse nuk la pa fshikulluar as Google-in, Twitter-in dhe YouTube–in për nxitjen e “absurditetit tek miliarda njerëz”.

Gjigantët e mediave sociale dhe firmat e internetit janë nën një presion në rritje për të frenuar përhapjen e dezinformimit sidomos rreth fushatave politike. Twitteri njoftoi muajin e kaluar se duke nisur nga 22 nëntori, do t`i ndalojë të gjitha reklamat politike. Edhe Google, tha në fillim të kësaj jave se nuk do t’i lejojë reklamuesit politikë të shënjestrojnë votuesit duke përdorur “mikrotargeting”, bazuar në të dhënat e kërkimit apo faktorë të tjerë.

Trysnia është e madhe që edhe Facebook të bëjë të njëjtën gjë.

“Nëse e paguani, Facebook-u do të publikojë çdo reklamë politike që dëshironi, edhe po qe gënjeshtër”, tha Cohen.

“Madje, ata do t`ju ndihmojnë që t`i shpërndani këto gënjeshtra tek përdoruesit për efekt maksimal. Sipas kësaj logjike të shtrembëruar, nëse “Facebook” do të ekzistonte rreth viteve 1930, do t’i kishte lejuar Hitlerit postimin e reklamave 30 sekondëshe për “zgjidhjen që ai ofronte”, ndaj problemit hebre, “ ka shtuar aktori anglez me origjinë hebraike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA