E shtuna e lotëve nga të qeshurat dhe nga emocionet e forta është pikërisht e sotmja në “Shiko Kush LUAN”

23/11/2019 15:00

Prej disa javësh e shtuna juaj ka një njëjtin emër “Shiko Kush LUAN” po çdo javë është ndryshe, ka gjithmonë surpriza.

E tillë është edhe kjo e shtunë e cila ishte një miks ndjesish. Sigurisht që mbizotëruan batutat argëtimi dhe humori por pati edhe mesazhe, emocione dhe përlotje për një përballje mes moderatores dhe autores Luana Vjollca dhe këngëtarit nga Kosova, Ramadan Krasniqi

Nëse ju themi që spektakli i së shtunës nuk duhet humbur, kemi arsye për tjua thënë këtë. Deklarata të sinqerta dhe batuta nga Robert Berisha dhe Lei Kraja, leksione squats nga Dorina Mema, humor e muzikë nga Eneda Tarifa dhe pak konfuzion të deklaratave të mëparshme nga Kiara Tito.

Të gjitha këtyre u shtohet qershia mbi tortë, Fifi dhe dy kapitenët Rezart Veleshnja e Florjan Binaj që këtë të shtunë u grisën në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në “Shiko Luan LUAN” ora 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA