Java e 13-të në Serie A hapet me derbin në mes Atalantës dhe Juventusi që zhvillohet sot nga ora 15:00.

Juventusi do të kërkojë fitoren e radhës për të mbetur në pozitën e parë në tabelë, ndërsa Atalanta është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.Për këtë takim, vendasit do të jenë pa Josip Ilic dhe Malikovskyn, që janë të ndëshkuar me karton të kuq, derisa Duvan Zapata është i lënduar.

Në anën tjetër, torinezët do të jenë pa Alex Sandron, Giorgio Chiellinin, Mattias Perin, Marko Pjaca, Adrien Rabiotin dhe Cristiano Ronaldon, që janë po ashtu të lënduar. Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare që mund ti shihni më poshtë: Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Barrow.Juventusi: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Khedira, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi; Higuain, Dybala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA