Milot Rashica është duke kaluar në një formë shumë të mirë tek skuadra e tij Werder Bremen.
Sipas mediumit gjerman Weserreport, trajneri Florian Kohfeldt i Werderit pritet ta emërojë me shumë mundësi Milot Rashicën si lojtari që do ti gjuajë penalltitë në skuadër, pasi Davy Klassen nuk është treguar i suksesshëm.
Rashica ka treguar formë të lartë me ekipin gjerman dhe po është vrastar para portës kundërshtare.
Ylli nga Vushtrria asnjë gol nuk e ka shënuar nga pika e bardhë, por tash e tutje sipas të gjitha gjasave ai do të jetë gjuajtësi i penalltive.
Wessereport raporton se kosovari mund ta fitojë këtë përgjegjësi nga trajneri Florian Kohfeldt, i cili e ka humbur besimin te Davy Klaassen, i cili nuk është treguar i suksesshëm në tentimet e tij.
Top Channel