Sejdiu: Nuk është problem që luajmë si mysafir, kam besim të plotë tek djemtë tanë

22/11/2019 14:50

Sot është hedhur shorti, sa i përket çifteve në play-offin e Ligës së Kombeve, dhe vendin se ku do të zhvillohen finalet e kësaj gare.

Kosova nuk pati faj, andaj të dy ndeshjet pritet ti luajë si mysafirë, pasi që finalja e Ligës D, aty ku gjendet Kosova do të luhet ose në Gjeorgji ose në Bjellorusi.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu për KosovaPress është shprehur se fakti se do ti luajmë dy ndeshjet si mysafir nuk është problem për djelmoshat tanë. Sipas tij nëse e kalojnë Maqedoninë e Veriut, tek Kosova do të rritej vetëbesimi edhe për finale.

“Nuk kemi pas fat ne short, por ne nuk duhet të preokupohemi me këtë fakt sepse edhe më herët e kemi ditur se takimin e parë do luajmë si mysafir me Maqedoninë e veriut, dhe ne duhet te përanditemi fillimisht për këtë takim, dhe ne rast se e kalojmë atëherë rritet vetëbesimi se edhe finalen mund ta kalojmë si mysafir”, tha fillimisht Sejdiu

Sejdiu tutje vazhdoi se është i bindur se Kosova ka cilësi në skuadër dhe mund ti kalojë këto kombëtare me të cilat do të përballet gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Si përfundim ,këto takime janë vendimtare dhe si të tilla duhet përgatitur në mënyrë te veçantë dhe unë shpresojë se deri ne mars do të kthehen disa lojtare që kanë munguar kohët e fundit dhe te plotësohet grupi e pastaj unë jam i bindur se kemi kualitetin e duhur ti kalojmë këto ekipe. Por pavarësisht epilogut ne duhet të vazhdojmë te përkrahim dhe të falënderojmë ekipin tonë për të gjithë këtë sukses dhe emocione qe na ka dhuruar deri tash”, përfundoi Sejdiu.

Kosova do të luajë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rast kualifikimi të mundshëm në finale, Kosova do të ndeshej me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA