Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një letre zyrtare ka kërkuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti informacione të detajuara mbi arsyeshmërinë dhe faktorët mbi vendimin e rritjes së tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26 përqind.

Këtë e bëri të ditur vet Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.Në mesditën e sotme është protestuar pikërisht për të kundërshtuar një vendim të tillë, ndërsa edhe gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar protesta.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Pas vendimit për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA