Me ndeshje derbi fillon java e 11-të e Superligës së Kosovës në hendboll.

Të premten (sot) nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë takohen dy skuadrat me traditë, Trepça e Kastrioti i Ferizajt. Pritet hendboll cilësor, ndeshje e bukur dhe numër i konsiderueshëm shikuesish. Trepça e ka vlerësuar si ndeshje vendimtare të stinorit vjeshtor këtë me Kastriotin.

Ndeshja vendos për vendin e tretë të cilin xhiron e kaluar e mori Kastrioti nga Trepça. Kastrioti i ka 14 pikë në vend të tretë, kurse Trepça është e katërta me 13 pikë.

Ndeshjet tjera të javës së 11-të janë të shtunën e të dielen.

Të shtunën janë ndeshjet: Drenica – Vushtrria (19:00), Vëllaznimi – Prishtina (17:30). Takimet e së dieles janë: Prizreni – Llapi (18:30), Drita – Besa Famgas (13:30).

Te hendbollistet luhet vetëm një ndeshje e javës së nëntë të Superligës. Të shtunë nga ora 14:00 takohen Shqiponja e Jusuf Gërvalla. Për shkak të pjesëmarrjes së Kombëtares së Kosovës në turneun në Turqi, ndeshjet tjera luhen më 30 nëntor.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e nëntë: Dukagjini – Deçani (e shtunë, 13:00), KEK-u – Lepenci (e diel, 16:00), Samadrexha – Ulpiana (e shtunë, 19:00), Zhegra – Vjosa (e hënë, 20:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është po ashtu java e nëntë: Të shtunën luajnë Dukagjini e Prizreni (15:00) derisa ndeshjet tjera janë të dielen: Vjosa – Verona (11:30), Llapusha – Deçani (11:00), KEK-u – Trepça (14:00), CLICK – Ulpiana (14:30).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA