Lirimi i Florenc Çapjas dhe Suel Çelës/ Policia doli kundër vendimit të Gjykatës së Elbasanit, reagon KShH

22/11/2019 14:37

Pasi Policia e Shtetit reagoi ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Elbasanit, ku gjyqtari Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, (me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer vepër penale në lidhje me vrasjen e mbetur në tentativë në 2006-n, ndaj Fadil Memës, ish-punonjës policie) ka reaguar Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“KShH përshëndet përpjekjet e policisë së shtetit në zbulimin dhe goditjen e disa grupeve kriminale, por edhe në këtë situatë, respektimi rigoroz i Kushtetutës dhe ligjeve është i domosdoshëm. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë nenin 30 tëKushtetutës dhe nenin 6 paragrafi II i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj), ku sanksionohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Fajësia penale e personit të akuzuar vërtetohet vetëm me vendim gjyqësor të formës së prerë. Në këtë vështrim, tërheq vëmendjen përmbajtja e njoftimit datë 21 Nëntor 2019, të organevë të Policisë së Shtetit, kundër vendimit të Gjykatës së rrethit Elbasan që ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit F.Ç si edhe kundër vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që shpalli të pafajshëm të pandehurin M.L. Në njoftimin e mësipërm të organeve të policisë, edhe pse theksohet se këto vendime nuk janë të formës së prerë, thuhet se një individ i tillë me rrezikshmëri të lartë shoqërore siç është F.Ç nuk duhej “te lirohej nga burgu dhe sot të jetë i lirë” se “këto dy vendime të paligjshme i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj” ( dmth të Policisë së Shtetit)”, thuhet në reagim.

Më tej shtohet:

“KShH ka reaguar publikisht, vazhdimisht,ndaj rasteve të cënimit të parimit të prezumimit të pafajësisë nga zyrtarë dhe funksionarë të shtetit, politikanë dh edeputetëve etj. Opinionet dhe kritikat ndaj gjykatës apo gjyqtarëve(jo ofenduese dhe paragjykuese dhe as denigruese), siç është shprehur edhe Gjykata jonë Kushtetuese me vendimin e saj nr. 18 datë 14.05.2003, nuk janë tabu por është e domosdoshme të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, si dhe kompetencat që me ligj i janë ngarkuar çdo organi. Në shumë Vendime të GjykatësEuropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) është theksuar se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet respektuar jo vetëm nga organet e drejtësisë, por edhe nga organet publikë apo individë të veçantë. Kështu për shembull në çështjen Alenet de RibemontkundërFrancës. GjEDNj ka shqyrtuar ankesën e tij sepse dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme në një konferencë shtypi e kishin akuzua atë si bashkëpunëtor të një vrasjeje. Në fakt, më vonë,çështja kundër tij për mungesë provash, u pushua. Në përfundim, KShH i sugjeron prokurorisë që në zbatim të Kodit të Procedurës Penalesi organ i ndjekjes penale, të ushtrojë të drejtën e saj për të atakuar në instancat më të larta gjyqësore çdo vendim të gjykatës që e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar. KShH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të reagojnë ndaj qëndrimeve që mund të prekin apo ndikojnë në pavarësinë e gjykatës dhe prokurorisë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA