Me rastin e organizimit të Final 8 të Kupës së Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Referee Department do të organizojnë PNRC (Kampi Potencial i Gjyqtarëve Nacional) me thirrje të FIBA-s, të licencuar së fundi në vitin 2019.

Kjo është hera e pestë që FIBA Referee Department së bashku me FBK-në organizojnë PNRC.

E gjithë kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet FBK-së dhe FIBA-s, si dhe kushteve të mira të cilat i ofron Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në këtë Kamp që mbahet nga 10 deri më 14 shkurt, pjesëmarrës do të jenë nëntë gjyqtarë nga Evropa, si dhe dy instruktorë të FIBA-s, kurse do të udhëhiqet nga menaxheri i FIBA Referee Department, Davorin Nakiq.

Gjyqtarët e nominuar në këtë kamp do të kenë mundësinë që përveç punës teorike, të gjykojnë edhe ndeshjet zyrtare të Final 8 Kupës së Kosovës, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija është shprehur shumë i kënaqur me miratimin e organizimit të këtij Kampi në Kosovë.

“Ky Kamp është shumë i rëndësishëm për gjyqtarët vendorë, sepse i njëjti mund të monitorohet edhe nga gjyqtarët perspektivë dhe është motivim shtesë për gjyqtarët e Kosovës. Organizimi i këtij Kampi dëshmon për punën që është bërë në vitet e kaluara dhe shpresojmë se do të shkojë sipas planit të paraparë. Ky Kamp është një mundësi shumë e mirë për gjyqtarë vendorë që të fitojnë përvojë dhe të shkëmbejnë njohuri edhe me gjyqtarët e huaj”, deklaroi Kurshumlija për faqen zyrtare të FBK-së.

Në këtë Kamp, FBK-ja do të paraqet edhe gjyqtarët e saj, që do të kenë mundësi, së bashku me gjyqtarët tjerë të fitojnë përvojë dhe avancim sa më të mirë në gjykim.

Kampi i fundit i mbajtur ka qenë pikërisht në shkurt të këtij viti në Rahovec, ku ishin mbajtur garat e Kupës së Kosovës dhe ishte vlerësuar shumë i suksesshëm, derisa nga ky Kamp ishin licencuar katër gjyqtarë pjesëmarrës.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të bëjë të gjitha përgatitjet që edhe ky Kamp të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA