
Ambiciet e Atletikos së Madridit për të rikthyer titullin kampion vuajnë një goditje të rëndë ende pa kaluar gjysma e sezonit futbollistik.
Sulmuesi kryesor i skuadrës së la Liga, Diego Kosta ka vuajtur një dëmtim të rëndë që do ta mbajë gjatë larg fushave të lojës, duke krijuar një emergjencë në repartin ofensiv, e rëndësishme të rikuperohet në merkaton e janarit.
Futbollisti brazilian që luan me përfaqësuesen e Spanjës iu nënshtrua një operacioni për hernien diskale dhe stafi mjekësor i Colchoneros bëri të ditur se periudha e riaftësimit, do të jetë më e gjatë sesa parashikimi. Procedura ishte e suksesshme, por klubi iberik bën të ditur se do të duhen dy deri 3 muaj kohë për rikthimin në fushë. Praktikisht Diego Kosta do të rikthehet me Atletikon në fund të Janarit, gati për betejat e vërteta në Ligën e kampioneve.
Tani Atletiko e madridit do të varet nga talenti Zhoao feliks duke nisur nga sfida e kësaj të shtune kundër Granadës. blerja rekord e skuadrës spanjolle ka lënë pas dëmtimin në kavilje. Edhe pse me një ndeshje më shumë, Atletiko është në vendin e tretë në renditjen e la Ligës, me vetëm 1 pikë më pak se Barcelona dhe Real Madrid
Top Channel