Një dado nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi u denoncua se kishte sulmuar fizikisht një fëmijë të moshës 2-vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë ditës së djeshme në orën 15:57 në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria shtetasen me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi.

Arrestimi erdhi pas denoncimit nga ana e M.A.-së, pronar i një restoranti. Ai ka deklaruar se në këndin për fëmijë të restorantit, gruaja ka dhunuar fizikisht fëmijën.

Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e punësuar si dado te D.D. nga Shkupi, dhe se ka goditur djalin e tij, 2 vjeçar. Hetim në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Shkup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA