Rreth 145 arkivole janë gjendur të varrosura nën një shkollë të mesme në Florida, që besohet të jenë pjesë e një varreze të shek. 12-të.

Zyrtarët e shkollës besojnë se varret janë pjesë e Ridgewood Cemetery, një vendvarrim historik i njerëzve të varfër në fillim të viteve 1940 që ishte në pronësi të qytetit.

King High School u hap në vitin 1960. Zyrtarët filluan hetimet muajin e kaluar pasi një person i tha një anëtari të bordit shkollor për vendndodhjen e varrezave.

Arkivolet janë varrosur 3-5 metra thellë. Për gati dy javë teknikët përdorën radarët për të konfirmuar vendndodhjen e arkivoleve.

Në varrezë mund të jenë mbetjet e skeleteve të më shumë se 250 njerëzve, pothuajse të gjithë afrikano-amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA