Pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh si vendim dhe se ai vijon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Muçit, KPA duhet të ndalonte procesin pasi ai u zgjodh nga presidenti Meta, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, sepse në atë moment humbi statusin e prokurorit.

  Gjykata Kushtetuese/ Vetting-u rrëzon të zgjedhurin e Metës, Besnik Muçi shkarkohet nga detyra

“KPA nuk kishte tagrin të vazhdonte procesin”, theksoi Muçi, duke hedhur akuza edhe ndaj drejtuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët duhet të kishin njoftuar organet kompetente për humbjen e statusit të prokurorit nga ana e tij, me zgjedhjen në ‘Kushtetuese’.

Besnik Muçi refuzoi të gjitha akuzat për fshehje të pasurisë apo kontakte me persona që kanë probleme me ligjin, duke theksuar se kishte paraqitur në seancë të gjitha provat e nevojshme.

Ai foli edhe për tre mëkate në këtë proces.

“Mëkati i vetëm që kam bërë është se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Ardian Dovrani (kreu i KED) sepse më listoi të tretin (për në Gjykatën Kushtetuese). Mëkatin e tretë e bëri Ilir Meta se më bëri gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese”, tha Muçi.

  Shkarkimi i Besnik Muçit/ Reagon menjëherë Presidenca: Zero surprizë nga vettingu i Partisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA