Bashkia e Shkodrës ka publikuar kalendarin e aktiviteteve për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit por ajo që bie ne sy është fakti se edhe këtë vit, është përjashtuar nga ceremonitë dhe festimet data 29 Nëntor.

Kjo ka sjellë mjaft reagime, ku shoqata e Veteranëve të luftës Nacional Çlirimtare, ka akuzuar kryebashkiaken Ademi se po tenton të ndryshoje historinë e Shqipërisë.

Për kryetaren aktuale të bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, 28 Nëntori është dita e Çlirimit dhe Pavarësisë pasi 29 Nëntori është një dite e zeze për vendin.

Çfarë mendojnë qytetarët shkodranë rreth këtyre datave dhe festimeve ? Ndiqni videon…

Klodian Zhivani

Top Channel