Në Shtëpinë Tonë/ Ja si e mori emrin Dibra dhe cili fis ilir ka jetuar aty

21/11/2019 14:40

Muzeu i Peshkopisë është krijuar dhe funksionon si institucion që nga viti 1964, në fillim si një pavion dhe në vitet në vazhdim duke u zgjeruar.

Muzeu ka rreth 2000 objekte me mjaft vlera, disa prej të cilave janë shumë të rralla duke filluar nga ato arkeologjike, historike dhe etnografike të llojeve të ndryshme të krahinave të Dibrës.

Rreth 80 % e këtyre objekteve që ndodhen në mjediset e këtij muzeu janë origjinale. Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth 30 metër larg bulevardit kryesor.

Morena Ruçi përgjegjëse në këtë muze duke na bërë guidën në këtë muze na tregon veç tjerash se si e mori emrin Dibra dhe na tregon cili fis ilir ka jetuar aty.

Ndiqni klipin

Top Channel