Mourinho, dita nr.2/ Trajneri shpalos ringritjen e klubit

21/11/2019 17:50

I shplodhur nga pushimet e gjata të paguara ende nga klauzolat multimilionëshe që ofron futbolli modern për trajnerët elitarë, Zhoze Murinjo u prezantua zyrtarisht si tekniku i Totenhemit.

Në postin e tij do të jetë i dyti më i paguar në botë, pas atij që cilësohet si armiku kryesor, Pep Guardiola.

“Jam në një klub të madh dhe zgjedhja ime mendoj që ishte fantastike. meritoj notën 10. Nuk kam nevojë për fuitbollistë të rinj, por duhet të njoh e të shfrytëzoj më mirë ata që kam. Duhet të përgëzoj gjithazshtu Paraardhësin tim Poçetino, për punën që ka bërë”.

Me një të kaluar në stolin e Spërs dhe të mancester Junaitid, Zhoze Murinjo kishte thënë më parë se kurrë nuk do të ulej në pankinën e Totenhemit, por pas 11 muajsh pa punë, projekti e bindi.

“Kam bërë gabime në karrierën time. Do të bëj të tjerë të rinj që do të më forcojnë. Dhurata më e mirë që klubi mund të më bëjë, janë këta lojtarë që kam. I thashë atyre se jam këtu, pikërisht për ata”.

Zhoze Murinjo do të marrë 15.1 milionë Paund në sezon nga Totenhem, me detyrën për të ringritur klubin nga vendi i 14 ku ndodhet në Premier Lig, një rënie katastrofike për ekipin që ishte në finalen e Champions, para pak muajsh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA