Cristiano Ronaldo nuk është i martuar! Futbollisti portugez ka mohuar të gjithë thashethemet se ai dhe e dashura prej 3 vitesh Georgina Rodriguez lidhën kurorë në një ceremoni sekrete në Marok pak javë më parë.

Burime të afërta të yllit të Juventusit hodhën poshtë të gjithë spekulimet e revistës italiane Novella 2000 duke i konsideruar “fake news”.

Madje, nuk është e vërtetë as se modelja 25 vjeçare shkon keq me vjehrrën e saj, pasi është gjithashtu ëndrra e mamasë së CR7, Maria Dolores, që Rodriguez të martohet një ditë me Ronaldon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA