Aston Martin prezantoi fuoristradën e parë të tij në Los Angelos dhe në një event tjetër simultan në Pekin.
Kompania britanike e makinave sportive i bashkohet kështu një liste markash, mes të cilave Lamborgini, Bentley dhe Rolls-Royce, për të cilat një fuoristradë dikur, mund të ketë qenë e pamendueshme, por sot është një realitet.
Me DBX, Aston Martin shpreson të zgjerojë gamën e markës së saj, edhe përtej fansave të makinave sportive, që do të donin të sakrifikonin prakticitetin në këmbim të stilit dhe performancës.
“DBX sinjalizon një erë të re në përpjekjet e Aston Martinit për të ofruar performancë të jashtëzakonshme, stil dhe komoditet në një segment që më parë nuk ka qenë i eksploruar nga marka jonë”, shprehet Andy Palmer.
Në shtetet e bashkuara të Amerikës, çmimi për DBX do të fillojë nga rreth 190 mijë dollarë, ose 40 mijë dollarë më shumë se modeli i fundit i shtrenjtë i kompanisë, Vantage. Ndërkohë që në katalogët e saj, Aston Martin ka edhe makina që i kalojnë 300 mijë dollarët. Në dizenjimin e DBX, Aston Martin është mbështetur kryesisht tek udhëzimet e një organi këshillimor femëror, të përbërë nga pronaret femra të makinave Aston Martin. Ato kanë sjellë eksperiencat e tyre dhe teknikët e kompanisë i kanë përkthyer në stil, potencë dhe luks tek Aston Martin DBX.
Top Channel