Vendi është përfshirë nga protesta të nxitura prej rritjes se çmimit të benzinës, të cilat thuhet të kenë shkaktuar mjaft viktima.
Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, zëdhënësi për të drejtat e njeriut i OKB-së, Rupert Colville, shprehu shqetësim të thellë nga përdorimi i municioneve gjatë përleshjeve me protestuesit dhe e quajti rritjen e numrit të vdekjeve si “mjaft serioze”.
Zyrtarët iranianë flasin për 12 të vdekur mes protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Colville thotë se në fakt, të vrarët janë me dhjetëra.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të ashpra ndaj Iranit, menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Ndonëse disa zyrtarë të lartë vendas pretendojnë se situata në republikën islamike është qetësuar tashmë, kjo nuk dihet me siguri, edhe për shkak se autoritetet kanë bllokuar internetin, e bashkë me të, edhe postimin e videove dhe komunikimin ne rrjetet sociale.
Top Channel