Kancelarja Angela Merkel, deklaroi se Gjermania është e gatshme të zgjerojë ndihmën për Turqinë për strehimin e refugjatëve sirianë.

“Turqia ka nevojë për ndihmë në shumë aspekte për sigurimin e 3,5 milionë personave. Unë jam gati për këtë”, deklaroi ajo pas takimit me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, gjatë kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Zagreb.

Në një marrëveshje me BE-në nga viti 2016, Turqia u zotua të angazhohet në përpjekjet për të parandaluar emigrantët të arrijnë në ishujt grekë të Egjeut dhe të pranojë kthimin e emigrantëve, kërkesat për azil në Evropë të të cilëve, u janë refuzuar.

Në kthim, BE premtoi 6 miliardë euro në ndihmë të Turqisë. Blloku theksoi se ka shpërndarë tashmë 5,6 miliardë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA