Një martesë e detyrueshme mes një trafikanti droge me origjinë shqiptare dhe një grua që kishte kundrejt tij një borxh të majm përfundoi jo me fund të lumtur.

Sipas mediave në Itali, bëhet me dije se vajza, e cila ishte dhe shtetase italiane do të shlyente borxhin e saj duke u martuar edhe me trafikantit që ky i fundit të pajisej me leje qëndrimi. Policia ndërhyri pikërisht në momentin final kur dy personat sapo po përmbushin procedurat e duhura për tu celebruar. Pas ndërhyrjes së saj në pranga u vendosën trafikanti i drogës, bashkëshortja e tij dhe nipi i kësaj të fundit 19-vjeç.

Ekzistojnë disa protagonistë në këtë histori: një tregtar shqiptar droge 42-vjeç, gruaja e tij 40 vjeç, nipi 19 vjeç, një vajzë 30 vjeçare nga Brescia, e cila kishte një borxh prej 1 mijë eurosh për blerjen e kokainës. Ishte pikërisht ky borxh fillimi i të gjithë këtij plani. Ata kishin organizuar çdo gjë deri në detajet më të vogla. Ceremonia në bashki, dëshmitarët që ishin miqtë e vajzës, të cilët nuk ishin të informuar rreth këtij plani. Policia lokale e qytetit të Montichiari referuar disa informacioneve zyrtare që ishin dërguar në drejtim të tyre filloi të hetonte martesën e dyshimtë.

Tre ishin detajet që shtuan më shumë dyshimet e policisë, shqiptari e kishte një martesë, gruaja italiane ishte e fejuar vetëm pak kohë më parë dhe nga përgjimet e kryera prej saj kishin zbuluar se në mes qëndronte trafikimi i drogës. Pikërisht pas këtyre lidhjeve që bëri policia ndërmori operacionin për kapjen e tyre.Nga kontrolli që policia bëri në shtëpinë e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan më shumë se një kilogram drogë e fshehur në një çantë shpine, dy çeqe prej 1.200 eurosh si dhe 3.000 mijë euro para të thata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA