
Lufta e tarifave SHBA-Europë/ “Nuk jemi tërhequr”, Brukseli i përgjigjet Trump: Do mbrojmë shtetasit tanë
27/02 13:08
Fritz fon Vajzseker, djali i ish presidentit gjerman, Riçard fon Vajzseker, u godit me thikë teksa jepte një leksion në spitalin e Berlinit, ku punonte si drejtor.
Një burrë 57-vjeçar u vërsul që nga publiku dhe e qëlloi me thikë.
Një polic, jashtë turni, i cili ndodhej i pranishëm në sallë, u plagos teksa përpiqej ta ndalonte agresorin.
Fon Vajzseker vdiq në vendngjarje, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha menjëherë nga kolegët.
Policia nuk e ka ende të qartë motivin e sulmit të kryer nga personi, i cili nuk ishte pacient i spitalit.
Vajzseker u bë president i Gjermanisë Perëndimore në vitin 1984, dhe më pas presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar, pas rënies së murit.
Richard fon Vajzseker,
Top Channel