6 muajshe shtatzënë/ Humb jetën 29 vjeçarja, qentë e sulmuan për vdekje

20/11/2019 11:50

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

Trupi i Elisa Pilarski, 29 vjeç, e cila po shëtiste qenët e saj, u zbulua në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts.

Ajo vdiq pas “disa kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe kokën”, tha prokurori Frédéric Trinh.

Policia tha se ata po kryenin prova mbi 93 qen dhe se ata kishin hapur një hetim edhe për vrasje.

Testet, duke krahasuar mostrat e ADN-së të freskëta me ato të marra nga Znj Pilarski, do të përpiqen të përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjës për sulmin .

Pesë qen që i përkisnin zonjës Pilarski, e cila raportohej se ishte gjashtë muajshe shtatzënë në kohën e vdekjes së saj, ishin në mesin e atyre që u testuan.

Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, në kraharor dhe krahë, duke shkaktuar një hemorragji të rëndë dhe humbje masive të gjakut.

M.H

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA