Rozalin Mekginis, 33 vjeçe, u rrëmbye nga shkolla e saj në SHBA nga Henri Piete, i ati, sot 65 vjeç, i cili e mori në Meksikë dhe e detyroi të martohej me të. Bahkë lindën nëntë fëmijë në dy dekada.

Ajo thotë se gjatë 20 viteve të fundit është dhunuar, është abuzuar seksualisht dhe ka jetuar në një tendë, pa u diktuar asnjëherë nga autoritetet amerikane.

Vetëm në vitin 2016 ajo u takua me një çift, Lizën dhe Ianin, të cilët jetonin në Oaksaka të Meksikës.

Ajo arriti të arratiset pasi u dha shenja çiftit amerikan, të cilët kuptua se diçka nuk shkonte në atë familje.

Çifti bëri llogaritë se kur mund ta kishte lindur fëmijën e parë kjo nënë kaq e re, fshehtësinë e të shoqit, dhe faktin që ai ndërroi shtëpi sapo ata u miqësuan me Rozalinën.

Pasi bënë kërkime, ata gjetën një njoftim për zhdukje personi që ishte nxjerrë kur Rozalinda ishte zhdukur, në vitin 1997, dhe e ndihmuan që të arratisej me tetë fëmijët, pasi djali i madh ishte larguar vetë që më parë.

Edhe fëmijët e saj dëshmuan për abuzimin dhe thanë se babai i tyre nuk i donte.

FOTO GALERI
5/5
Edhe fëmijët e saj dëshmuan për abuzimin dhe thanë se babai i tyre nuk i donte, i cili tani është duke u përballur me drejtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA