Problematikat në qytetin e Lezhës janë të panumërta. Rrugët dhe trotuaret në pjesën më të madhe të lagjeve të Lezhës janë të amortizuara ndaj banorët kërkojnë nga ana e bashkisë ndërhyrje të menjëhershme.

Qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar në lidhje me këtë problematikë e cila është prezente prej vitesh. Situata më e rënduar paraqitet gjatë natës pasi trotuaret dhe rrugët janë në pjesën më të madhe me gropa dhe rruga është e gjitha pa ndriçim. Nuk kanë munguar edhe rastet kur njerëzit janë rrëzuar e kanë përfunduar në urgjencë.

Mungesa e investimeve ka bërë që disa lagje të Lezhës të duket si ndonjë fshat i thellë malor dhe jo si lagje që janë vetëm pak metra larg qendrës së qytetit.

Kërkesat për ndërhyrje në rregullimin e rrugëve trotuareve apo ndriçimit kanë qenë të shumta, por që të gjitha kanë mbetur në kuadrin e premtimeve.

Kristiana Pemaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA