Thaçi: Në rrugëtimin e saj BQK model për vendet e rajonit

19/11/2019 11:58

Në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës u tha se brenda 20 viteve është arritur që në Kosovë të krijohet një sistem i shëndoshë financiar, por sfidë mbetet ruajtja e këtij stabiliteti.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në 20 vjetorin e themelimit të BQK-së këtë institucion financiar e konsideroi si model për vendet e tjera.

Sipas tij nga lehtësira që u krijoi BQK përfituan qytetarët e Kosovës dhe mërgata.

Duke shprehur bindjes e tij se BQK do të forcohet tutje kreu i shtetit, Hashim Thaçi tha se sfidë mbetet integrimi i Bashkimin Evropian dhe ruajtje e stabilitetit financiar.

Thaçi: Sfidë mbetet integrimi në BE, dhe ruajtja e stabilitetit financiar

Video

“Në përvjetor të tillë duhet të projektohen edhe sfidat që e presin Bankën Qendrore të Kosovës dhe institucionet financiare të vendit. Një nga sfidat është integrimi i mëtutjeshëm tonë financiar në sistemet e vendeve të zhvilluara dhe plotësimin e të gjitha kritereve të sistemeve financiare të Kosovës për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Po ashtu sfidë është edhe ruajtja e stabilitetit financiar që kemi dhe ndërtimi i mekanizmave që do ta mbajnë këtë stabilitet financiar. Me përkushtimin e treguar deri tani kam besim të plotë se BQK do jetë në gjendje të përballet me sukses me këto sfida”, tha Thaçi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti u shpreh se Kosova ka arritur të ndërtojë në sistem të shëndoshë financiar.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe është arritur lehtësira në qasjen në financa, ulje e interesit, dhe kreditë e këqija kanë shënuar rënie në 2.2 përqind.

Mehmeti tha se sektori bankar në Kosovë ka shënuar përparim në rritje të efikasiteti të ndërmjetësimit financiar, derisa progres ka pasur edhe në sektorin e sigurimeve dhe pensioneve.

“Gjatë kësaj periudhe Kosova ka shënuar progres në të gjitha shtyllat dhe aktivitetet e saj, ka ndërtuar një sistem modern të pagesave dhe duke ofruar shërbime efikase të furnizimit me para të gatshme për ekonominë, kornizë rregullative financiare në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kapacitetet mbikëqyrëse po ashtu në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, analiza të mirëfillta ekonomike që vlerësojnë punën në vendimmarrje,statistika cilësore dhe duke ofruar shërbime bankare për qeverinë dhe qytetarët”, tha Mehmeti.

Kurse, zëvendësdrejtori i Fondacionit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang u shpreh se Banka Qendrore e Kosovës ka arritur progres mbresëlënës në këto dy dekada, por që ka këshilluar që ky institucion të krijojë vegla për t’u përgjigjur tronditjeve financiare.

Sipas tij në Kosovë fokusi duhet të mbetet në zbatimin të rregullës fiskale, pasi kjo ndikon që borxhi publik të mbetet nën nivel të lejueshmërisë.

Zhang tha se niveli kreditor në Kosovës ndonëse është duke e marr vetën, ai mbete më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të rajonit.

“Në shpenzim më efikas përmes prokurorimit më të fuqishëm, më të mirë publik,standarde më të mira publike dhe një menaxhim më i mirë publik ka ndikim pozitiv në buxhetet si dhe në qeverisjen dhe transparencën e përgjithshme fiskale. Këto janë mësimet që ne kemi nxjerr nga përvojat e vendeve tjera…26 Ekonomia e eurovizuar e Kosovës rrit rëndësinë e menaxhimit adekuat të rreziqeve fiskale, eurolizimin unilatral i një anshëm tregon se Banka Qendrore e Kosovës ka vegla të kufizuar për tu përgjigjur tronditjeve financiare dhe kjo e bënë thelbësore të ndërtohen periudhat e sigurisë në periudhë afatmesme për të mundësuar përgjigje me politika gjatë periudhave të këtyre tronditjeve, kjo nënkupton mbrojtjen dhe stabilitetin e qëndrueshmërinë e sektorit financiare”, u shpreh Zhang.

Zëvendësdrejtori i FMN-së tha se shkalla e zhvillimit ekonomik në Kosovë që sillet në mes 3 dhe 4 përqind nuk është e mjaftueshme për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai theksoi se këto sfida me të cilat ballafaqohet Kosova, mund të tejkalohen përmes reformave të duhura dhe duke e pasur të qartë agjendën politike sa i përket fokusit strategjik.

“Shkalla e zhvillimit ekonomik të Kosovës sillet mesatarisht në 3 dhe 4 për qind në vitet e kaluara që është bukur e lartë krahasuar me shkallën e rritjes ekonomike në ekonomitë në zhvillim dhe në pjesën e Evropës së mesme por kjo nuk mjafton për të mbështetur krijimin e vendeve të punës. Tregu i punës vazhdon të karakterizohet nga shkalla e lartë e papunësisë dhe një shkallë e ulët e pjesëmarrjes në fuqi punëtore veçanërisht të grave. Për të më tepër edhe pse të ardhurat në Kosovë për kokë banori janë rritur më së shpejti në Evropë, edhe për këtë duhet përgëzuar por niveli i të ardhurave është ende më i ulët se një mesatare e arsyeshme. Kjo pasqyron se ende ekziston një hendek konkurrues ku shohim një deficid të madh tregtar dhe informalitet të madh i cili mbushet me remitenca” ,deklaroi zëvendëdrejtori i FMN-së.

Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës ishin të pranishëm përfaqësues dhe drejtues ë institucioneve të tjera financiare të rajonit dhe më gjerë.

Ndërsa konferenca e sotme me titullin “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, do jetë e ndarë në 4 sesione në të cilat do prezantohet studimi “Qeverisja Kooperative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. /B.Ibishi/Kosovapress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA