Nuk është ashtu siç menduam! “Sherri” për ish-të dashurin The Weeknd nga dy bukuroshet Selena Gomez e Bella Hadid duket se ka qenë thjesht një keqkuptim që pushtoi më pas dhe titujt e mediave rozë.

Këngëtarja dhe modelja e famshme në fakt gëzojnë respekt reciprok të njëra-tjetrës.

Burime për TMZ thonë se menjëherë pas dramës së krijuar në rrjetin social dyshja ka komunikuar, e se Bella e fshiu foton thjesht sepse nuk i pëlqente më.

Pasi keqkuptimi u sqarua, Selena komentoi në një postim të fansave se nuk duhet të kishte reaguar më parë me komentin “ta shpif”, pa ditur të vërtetën, e se 23 vjeçarja është një person i mrekullueshëm.

“Drama” nisi pasi Bella fshiu një foto në Instagram ku ylli i “Wolves” komentoi: “mahnitëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA