Palestinezët kanë dënuar një vendim të Shteteve të Bashkuara për të braktisur pozicionin katër dekadësh që kampet hebreje në bregun e pushtuar perëndimor janë të jashtëligjshme.
Kryenegociatori Saeb Erekat tha se kjo kërcënonte të zëvendësonte ligjin ndërkombëtar me ligjin e xhunglës. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu lëvdoi lëvizjen e shteteve të bashkuara duke thënë se kjo korrigjon një gabim historik.
Kombet e Bashkuara i konsiderojnë kolonitë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Kolonitë janë komunitete të ndërtuara nga Izraeli në tokat e pushtuara në luftën e vitit 1967. Ato prej kohësh kanë qenë burim mosmarrëveshjesh mes Izraelit, komunitetit ndërkombëtar dhe palestinezëve. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha të hënën se ngritja e kolonive civile izraelite, nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Statusi i bregut perëndimor, shtoi ai, i takon izraelitëve dhe palestinezëve të negociojnë. Lëvizja është parë si një fitore tjetër për Natanjahun që ka premtuar se do të aplikojë sovranitetin e izraelit në të gjitha kolonitë, përfshirë edhe luginën e Jordanit dhe detin e vdekur në veri. Më herët, në 2017, presidenti amerikan Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosi atje ambasadën amerikane. Ndërsa këtë vit ai njohu sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e pushtuara Golan që iu morën Sirisë në luftën e 1967.
Top Channel