“Kosova t’ia lërë topin Serbisë”/ Ekspertët: Nëse përmbush detyrimet në 2025, presioni do jetë mbi Beogradin!
03/01 13:05
Policia në Gjilan ka arrestuar mbrëmë katër persona të dyshuar, të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin gjuajtur me armë zjarri në mes veti dhe më pas me vetura ishin larguar nga ai lokacion.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 gëzhoja të fishekëve të dy llojeve kalibrash. Nga dy prej personave të dyshuar janë konfiskuar dy pistoleta dhe një fishek të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /KosovaPress/
Top Channel