Nga syri i një indiani 70-vjeçar, mjekët hoqën një krimb të gjallë shtatë centimetra.

Kasu Patel nga një fshat në zonën Baruk të provincës Gujarat u ankua për dhimbje në sy dhe shkoi për vizitë te mjeku. Pasi dy muaj vizitash të rregullta në spital, ai kuptoi se nuk po ndihmohej nga ilaçet që i kishte dhënë mjeku. Dhe nuk ishte e qartë për mjekët se si ai nuk po ndihmohej nga terapia. Pasi u bënë incizimet, një krimb i gjallë u gjet në sy.

“Ky është një rast jashtëzakonisht i rrallë. Krimbi ishte në një sipërfaqe të bardhë në sy. Faktori i moshës së pacientit u vlerësua dhe u shpjeguan faktorët e rrezikut. Operacioni shkoi mirë dhe një krimb shtatë centimetra i gjatë u hoq nga syri”, sqaroi mjeku Milan Panchal.

Siç tha ai, krimbi kishte hyrë në rrjedhën e gjakut dhe ishte rritur në trup. Mjeku beson se shkak mund të ketë qenë kafshimi i qenit, puna në fermë dhe të ngjashme. Mjekët dyshojnë se krimbi hyri në trup 12 vjet më parë kur 70-vjeçari u kafshua nga qeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA