Në Shqipëri nuk njihet dita e burrave, pavarësisht se festohet në 80 vende të botës që nga 1999.

Dita Ndërkombëtare e Burrave promovohet jo vetëm si një ditë gjinore, por një ditë ku në fokus janë modelet pozivite të tyre si dhe largimi i stigmës lidhur me burrat në shoqërinë tonë. Një ditë kushtuar kujdesit mendor apo shëndetësor.  Edhe profesorit në Akademinë e Arteve, aktorit dhe regjisorit, Genc Fuga,  kërkesa jonë për intervistë si figurë burrërore e arrirë i kujtoi vlerën e kësaj dite.

“Kjo është një ditë që festohet roli i burrit, por unë mendoj se sot është kufizuar shumë ky rol, ka shumë meshkuj.. por burrin e bënë fjala e dhënë, e ai që bën premtim gënjen…  nuk ka më burra”, shprehet Genc Fuga.

Profesori i arteve vlerëson se si rrjedhojë vëmendja është kthyer më tepër nga gruaja. Megjithatë, ai pranon se të dy gjinitë janë në korsi vrapimi që nuk u takojnë..

“Në universitet, në skenë, në ekran… po vëmendja ndaj gruas është me e madhe”…

Ndërsa pohon se këtë ditë nuk do e festojë në të njëjtën mënyrë si  gratë në 8 mars.

“Nuk do shkoja në një strip club, apo të mblidhesha me cunat… po do përqafoja familjen…”

Si dhe ka një mesazh për të gjithë shqiptarët e tjerë…

“Nuk është koha jonë, por mbahuniii.”

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA