Deputeti i IRDK-së i bashkohet Grupit Parlamentar të VV-së

19/11/2019 11:02

Deputeti i vetëm i subjektit Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Elber Krasniqi i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo u bë e ditur pas takimit që kryesia e IRDK-së e udhëhequr nga Krasniqi pati me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Në këtë takim u tha se u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptian.

“Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e shtatë”, thuhet në njoftim.

Në bazë të rezultateve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje mori 32 deputetë, mirëpo pas vendimit të PZAP-së dhe Supremes dhe rinumërimit, mund të ndodhë që VV-së t’i hiqen tri ulëse dhe ato t’i kalojnë Nismës./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA