Kohë më parë në publik është parë gjenerata e re e Nissan X-Trail dhe tani kanë mbërritur fotot e para të SUV-it japonez.

Brezi i tanishëm i X-Trail, crossover-i më i shitur në botë, ka dalë në treg që prej vitit 2013, transmeton KosovaPress.

Dy vjet pas ridizajnimit të parakolpave dhe optikës dhe enterierit të rifreskuar, mbërrin një brez i ri.

Sipas fotove të para, modeli do të jetë dukshëm më ndryshe nga paraardhësit e tij, dhe shumë elementë të projektimit janë marrë nga gjenerata e ardhshme e crossoverit Juke, para së gjithash, maska e përparme dhe dritat në dy rreshta, me formën më tradicionale.

X-Trail do të ruajë bazat e formave dhe dimensioneve të gjeneratës aktuale, por me detaje gjeometrike pak më të mprehta.

Ndryshimi kryesor padyshim që do të jetë në enterier, ku pritet një ekran i madh multimedia me një panel instrumentesh digjital.

Për sa i përket motorizimit, është e qartë se X-Trail do të marrë njësi moderne, siç është një benzinë me 1.3 litra turbo, dhe duke përfshirë një version hibrid të bazuar në një benzinë 1.2 litra turbo, e cila me ndihmën e elektromotorit do të ketë rreth 136 kuaj fuqi.

Nissan nuk ka njoftuar datën e lansimit të gjeneratës së ardhshme X-Trail, por ajo pritet në fillim të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA