Goca & Gra/ A i shkruajnë shumë gratë? Rrëfimi i imamit viral të rrjeteve sociale Ahmed Kalaja: Njërën prej tyre e denoncova në polici, më përndiqte 06/03 22:33
Çdo gjë dukej kaq perfekte mes stilistit milioner Philipp Plein dhe Lucia Bartolit, sidomos pasi ai e prezantoi publikisht si gruan e tij.
Por, marrëdhënia e çiftit të famshëm nuk është aq përrallore!
Dizenjuesi gjerman ka bërë një gjest që lë vend për shumë dyshime. 41 vjeçari ka rikujtuar ish-të dashurën Justyna Gradek, duke e veshur bashkëshorten e tij Lucia me të njëjtin fustan që i dhuroi polakes kur ata të dy ishin të lidhur, vetëm se jo të kuq, por ngjyrë të bardhë.
Fustani është dizenjuar nga vetë Philipp, dhe siç ai e ka zakon, rrobat e firmës së tij ja vesh gjithmonë të dashurave modele. Megjithatë, duket se Plein nuk e ka harruar ende Gradek!
Top Channel