Me mijëra grekë marshuan nën masa të rrepta sigurie për të shënuar përvjetorin e kryengritjes kundër juntës, në 1973, marshimi i parë ky që mbahet pas zgjedhjes së qeverisë së re konservatore.

Policia u mobilizua si rrallë herë për shkak të frikës së telasheve pas një serie aksionesh mbi anarkistët.

Sidoqoftë, protesta e këtij viti, duket se u dominua nga kundërshtitë për qeverinë e re konservatore të Qiriako Micotaqisit që u zgjodh në korrik me premtimin se do të forcojë sundimin e ligjit dhe rendin.
Sipas policisë rreth 5500 persona marshuan në Athinë, në kujtim të dhjetëra njerëzve që humbën jetën në raprezaljen ushtarake të 1973 mbi rebelimin studentor në politeknikumin e Athinës. Marshimi i përvitshëm, rregullisht ka degjeneruar në dhunë dhe rreth 5 mijë oficerë policie ishin mobilizuar, të mbështetur nga dronë, një helikopter, cisterna me ujë etj.

Të paktën 24 vetë u vranë në raprezaljen e atëhershme, që vlerësohet se çoi në rrëzimin e juntës së mbështetur nga SHBA dhe ndihmoi në kthimin e demokracisë. Flamuri që valëvitej mbi portën e hekurt të politeknikumit, që u shemb nga një tank, atë natë, tradicionalisht kryeson marshimin në kryeqytet. Manifestime të tjera u mbanë edhe në qytetet kryesore greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA