Një dyvjeçar nga Uellsi mbeti pa ndjenja disa minuta pasi përtypi një çamçakëz me nikotinë, të cilin nëna e tij e kishte lënë në një dollap.

Sophie Balint nga Port Talbot i Uellsit rrëfeu për tmerrin që e përjetoi pasi u detyrua ta çojë djalin në spital.
Apeli i saj është për të gjithë prindërit që ti mbajnë larg fëmijë t nga të tilla gjëra.
Nëna 23-vjeçare tha se djali i saj, Tommy, dy vjeç, dhe vëllai i tij i madh, Ozzy, katër vjeç, e kishin gjetur çamçakëzin e rrezikshëm kur ajo ishte duke e rregulluar shtëpinë.
Pasi ia kishte nxjerrë çamçakëzin nga goja, ajo tha se djaloshi filloi të djersitej dhe të villte para se të humbte ndjenjat. Pas 20 minutave u shtri në dysheme pa ndjenja. Nuk mund t’i mbante duart lart dhe sytë i rrotulloheshin”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA