“Tirana Street Food Festival”, shijen e kulinarisë më të mirë e gjeni te sheshi “Nënë Tereza”

17/11/2019 10:23

Fundjava në Tiranë është e mbushur me një larmishmëri aktivitetesh. Secili prej nesh mund të zgjedhë të bëjë atë që i pëlqen më shumë. Teksa në sheshin “Skënderbej” zhvillohet panairi “Shqipëria punon tokën” tek sheshi “Nënë Tereza” ka një tjetër aktivitet po kaq interesant.

Bëhet fjalë për “Tirana Street Food Festival”, që nisi si një traditë, tani është një projekt, i cili vjen në edicionin e tij të parë si festival me përmasa ndërkombëtare.

Te sheshi “Nënë Tereza” do të gjeni një hapësirë ku mund të shijoni të gjitha llojet e kulinarisë më të mirë europiane, në Street Food-in vendas.

Ky festival ka si qëllim sjelljen e disa komponentëve kulinarë europianë me eksperiencë në të tilla organizime, rritjen e standardit të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në street food-in vendas, krijimin e një hapësire për bizneset vendase ku mund të shohin ose gatuajnë produkte/ushqime që i ofrohen qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj të cilët janë gjithmonë në rritje.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel