Venecia po përgatitet për një vërshim tjetër të mundshëm uji që mund të përfshijë të gjithë qytetin. Autoritetet kanë parashikuar një baticë prej 1.6 metrash gjatë ditë së sotme. Vërshimet e reja pritet të mbërrijnë disa ditë pas nivelit prej 1.87 metra të ujit që u shënua të martën, cili krijoi një situatë të konsideruar si më dramatiken e 53 viteve të fundit.

Kryetari i bashkisë, Luigi Brugnaro, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas dëmeve të mëdha të shkaktuara, ndërsa guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, foli për një të vdekur, pa bërë të ditura shkaqet përse ky person ka ndërruar jetë. Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se edhe një 78-vjeçar kishte vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Turistë të shumtë janë parë duke u larguar nga qyteti përpara se shërbimi i transportit të pezullohej në pritje të vërshimeve gjatë ditës së djelë. Brugnaro fajësoi ndryshimet klimatike lidhur me atë që e cilësoi situatë dramatike dhe bëri thirrje për përfundimin sa më parë të një projekti të zvarritur për kohësh për të ndërtuar barriera në det të hapur.

Përtej detin Adriatik, stuhitë e mëdha dhe erërat e rrëmbyeshme kanë shkaktuar gjithashtu përmbytjeve të disa qyteteve në Kroaci dhe Slloveni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA