Sot shënohet 75 vjetori i çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste. Më 17 nëntor të vitit 1944, trupat e brigadës së parë sulmuese çlirojnë kryeqytetin e vendit nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra paraashutistë anglezë u hodhën në zonat midis liqenit të Ohrit dhe bregdedit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët.

Të nesërmen, më 18 tetor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste kishin mundur të tërhiqeshin nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel